Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kosova e humb arbitrazhin me ‘Contur Global’, detyrohet t’ia paguajë mbi 20 milionë euro

nga B G5 tetor 2023
Kosova e humb arbitrazhin me ‘Contur Global’, detyrohet t’ia paguajë mbi 20 milionë euro

Kosova e ka humbur rastin në arbitrazh me kompaninë ‘’Contour Global”, ku vendi do të detyrohet të paguajë dëmshpërblim prej mbi 20 milionë eurosh.

Këtë e ka konfirmuar këshilltari i ministres së Drejtësisë, Genc Nimoni, duke treguar se vendimi final është analizuar dhe i njëjti do të sfidohet në gjykatën civile në Mbretërinë e Bashkuar.

“Avokatura Shtetërore e ka pranuar vendimin final të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, (ICC). Vendimi i Arbitrazhit e obligon Republikën e Kosovës që t`ia paguajë Countur Global-it shumën prej 20,053,125.63 euro. Avokatura Shtetërore dhe përfaqësuesi ligjor i kontraktuar e kanë analizuar vendimin final të arbitrazhit dhe i njëjti do të sfidohet në gjykatën civile në Mbretërinë e Bashkuar”, ka deklaruar ai.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →