Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Kosova e mbyll me katër medalje Kampionatin Ballkanik të boksit

nga Venera Grabanica9 maj 2021

Shpëtim dhe Bashkim Bajoku ia sigurojnë Kosovës dy medalje të arta.

Në Kampionatin Ballkanik të boksit në Zagreb të Kroacisë, Kosova arriti që të fitojë katër medalje, përkatësisht dy të arta dhe dy të bronzta.

Vëllezërit Shpëtim dhe Bashkim Bajoku siguruan medaljet e arta, ndërsa Besart Pireva dhe Patriot Behrami fituan të bronzta, në kategoritë e tyre përkatëse.

Bashkim Bajoku në finalen e sotme në kategorinë 52 kilogramë mposhti boksierin serb Rade Joksimoviq, ndërsa vëllai i tij Shpëtimit në kategorinë e 64 kilogramë në finale e mposhti Rexhinaldo Zenelin nga Shqipëria.

Në këtë kampionat, drejtësinë e ndanë edhe katër gjyqtarë nga Kosova, Agim Shala, Agim Tahiraj, Visar Ibrahimi dhe Marigona Beadini, të cilët iu nënshtruan provimeve për gjyqtarë ndërkombëtarë të AIBA-s 1 yll.

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →