Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kosova e njeh Juan Guaidon si President të Venezuelës

nga B G24 janar 2019

Kjo është konfirmuar nga ministri Behgjet Pacolli

Republika e Kosovës e njeh zyrtarisht si President të Venezuelës Juan Guiado. Kjo është konfirmuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli . Ai përmes një postimi në Twitter ka uruar popullin e Venezuelës.

“Kosova zyrtarisht njeh Juan Guaidó si presidenti të përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, zotëri Guaidos dhe popullit të Venezuelës i urojmë dhe dëshirojmë gjithë të mirat në rrugën tuaj për të rivendosur demokracinë dhe ne qëndrojmë me ju derisa të kthehet liria.”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

#Kosovo officially recognizes Juan Guaidó as the Interim President of Venezuela. On behalf of the people & gov of #Kosovo to @JGuaido & the people of Venezuela: we wish you all the best in your path to restore democracy and we stand with you until #Libertad is restored.

— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) January 23, 2019

Juan Guaidon si President të Venezuelës e njeh edhe SHBA-ja. Vetëshpallja e tij është shoqëruar me protesta në Venezuelë nga ku deri më tani kanë mbetur të vdekur katër persona. Marshi protestues është organizuar nga presidenti i vetëshpallur Guiado, duke i bërë thirrje ushtrisë të mos i nënshtrohen qeverisë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →