Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Kosova ende pa Kryeprokuror të ri

nga Venera Grabanica8 shtator 2024
​Kosova ende pa Kryeprokuror të ri

Pozita e Kryeprokurorit të Shtetit për më shumë se dy vite po vazhdon të udhëhiqet me ushtrues detyre. E urgjente po konsiderohet hapja e konkursit të ri për këtë pozitë nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Nga ky institucion deklarojnë se nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje nga zyra e Presidentes pas ridërgimit të emrit të kandidatit, Blerim Isufaj, ndonëse kjo e fundit në tetorin e vitit të kaluar nuk e kishte dekretuar Isufajn si Kryeprokuror të Shtetit, me arsyetimin se ka pasur disa shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes së tij.

Kp ka pyetur në Këshillin Prokurorial të Kosovës se nëse pritet të hapet konkursi i ri për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, por në përgjigjen dhënë nuk është përmendur fare kjo cështje.

Sipas Bedri Gashit i cili ushtron detyrën e udhëheqësitë të Njësisë për Komunikim Publik në KPK, ky institucion i drejtësisë nuk ka marrë asnjë përgjigje nga presidenca.

“Ju njoftojmë se Këshilli Prokurorial nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Presidenca dhe se do t’iu mbajmë të informuar në kohë reale për hapat e mëtejshëm”, ka thënë ai.

Por janë organizatat e shoqërisë civile ato të cilat për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, po kërkojnë konkurs të ri dhe proces të emërimit me integritet.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësisë (IKD), Ehat Miftaraj u shpreh se është fatkeqësi se si deri më tani sistemi prokurorial i Kosovës nuk ka bërë asnjë veprim në drejtim të zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri.

Sipas tij, ky mosveprim përqon mesazhin se KPK, po e keqpërdorë pavarësinë e saj ligjore dhe kushtetuese.

Për njohësinë e sistemit të drejtësisë, Ehat Miftaraj, KPK ka interes që këtë pozitë të rëndësishme për institucionet e drejtësiss ta mbaj me ushtrues detyre.

Në anën tjetër edhe Levik Rashiti nga Grupi për Studime Juridike dhe Poltike, po kërkon nga Këshilli Prokurorial që përzgjedhjen e Kryeprokrurorit të Shtetit ta kenë prioritet.

Rashiti thekson se procesi i përzgjidhjes duhet të nis nga fillimi.

Agjencia e Lajmeve KosovaPress lidhur me pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, e cila po udhëhiqet me ushtrues detyre që nga prilli i vitit 2022 ka dërguar pyetje edhe në Zyrën e Presidentes së Kosovës, por deri në momentin e publikimit të shkrimi nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Ndryshe, në prill të vitit 2022, Aleksandër Lumezi e ka përfunduar mandatin e tij si Kryeprokuror i Shtetit, dhe nga ajo kohë e deri më sot këtë pozitë po e ushtron, Besim Kelmendi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →