RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Kosova i kërkon Serbisë që t’ia kthejë unazën prej ari

nga Venera Grabanica18 korrik 2022

Kosova po kërkon kthimin e artfakteve të saj.
Unaza e artë e martesës me gur, e cila tregon bashkimin e duarve të djathta, nënkupton një marrëveshje, por gjithashtu simbolizon besnikërinë dhe miqësinë. Është njera ndër artfaktet që ende mbahen ilegalisht dhe padrejtësisht nga Serbia.
Ajo është gjetur në lokacionin e periudhës romake në Vindenis, Gllamnik, Kosovë.
Andaj Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është duke vazhduar me publikimin e artefakteve të cilat janë marrë nga Serbia, në mënyrë që të reagojë UNESCO.

The golden wedding ring with cameo, which indicates the joining of the right hands (dextrarum iunctio), implies an agreement but also symbolizes loyalty and friendship. It was found in the Roman Period site of Vindenis, Gllamnik, Republic of Kosova. 1/2 pic.twitter.com/ocyIyshegH

— Ministry of Culture, Youth and Sport (@MKRS_KS) July 18, 2022


1247 artefakte të Kosovës mbahen ilegalisht në Serbi. Serbia i mori këto artefakte dhe nuk i ktheu me kurrë, me pretekstin që i duheshin për ekspozitë në Beograd, ne vitet 1998-1999, ne mesin e këtyre artefakteve është edhe Okarina e Runikut./21Media

ETIKETA:#Lajme#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →