Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kosova ia ndalon vizitën Petkoviqit për të dhjetën herë

nga Kaltrina Berila12 tetor 2022

Zyra Serbe për Kosovën ka njoftuar se drejtorit të saj Petar Petkoviq, i është ndaluar ta vizitojë Kosovën.
Sipas kësaj zyreje, ai kishte planifikuar të merrte pjesë në fronëzimin e patriarkut serb Porfirije në Patriarkanën e Pejës.
“Kjo është hera e dhjetë që autoritetet në Prishtinë, të udhëhequra nga Albin Kurti, demonstrojnë forcë dhe arbitraritet dhe ia kanë ndaluar Petkoviqit të vizitojë Kosovën”, raporton Tanjug.
Portali rtv21.tv ka kërkuar përgjigje edhe nga MPJD në Kosovë, mirëpo e njëjta nuk është përgjigjur./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →