Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Kosova ka rritur eksportet drejt Shqipërisë

nga B G17 shtator 2019

Ambasadori i Shqipërisë vizitoi Doganën

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha sot ka pritur në një vizitë ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Minxhozin.

Gjatë takimit u diskutuan raportet tregtare në mes të dy vendeve tona me theks të veçante progresin tregtar dhe përmirësimin e bilancit tregtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Rritja e shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve tona tregon qartazi se nuk ka barriera në tregti, krahasimi me vitin e kaluar tregon që Kosova ka rritur eksportet drejt Shqipërisë me 7% më shumë, derisa Shqipëria me rreth 20 %. “, thuhet në njoftimin e doganës.

Ky lloj bashkëpunimi duhet gjithsesi të thellohet ashtu që të vazhdoj kjo rritje progresive e trendit të eksportit dhe importit në mes të dy vendeve tona ishte konkludimi i takimit të sotëm./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →