Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Kosova me mungesa të lojtarëve në ndeshjet e shtatorit

nga Venera Grabanica19 shtator 2022

Mërgim Vojvoda, Leart Paqarada dhe Shkëlqim Vladi nuk do jenë pjesë e Kombëtarës së Kosovës për dy ndeshjet e muajit shtator.
Vojvoda, Paqarda dhe Vladi do t’i mungojnë Kosovës për shkak të lëndimeve.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti.
Dardanët do të zhvillojnë takimin e parë në udhëtim te Irlanda e Veriut më 24 shtator derisa atë të kthimit tri ditë më vonë në Prishtinë.
Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse ditë më parë publikoi listën me 26 futbollistë të ftuar për këto dy ndeshje./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →