RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kosova në Bordin e Paqes, Fetoshi: Demolim i narrativave të Serbisë kundër Kosovës

nga Gentrita Xhemajli23 janar 2026
Kosova në Bordin e Paqes, Fetoshi: Demolim i narrativave të Serbisë kundër Kosovës

Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes të udhëhequr nga ShBA-ja në qarqet analitike po cilësohet si hap pozitiv dhe zhvillim i rëndësishëm sa i përket avancimit të marrëdhënieve strategjike me ShBA-në, forcimit të subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës dhe jo vetëm.

Drejtori i Institutit Octopus”, Arben Fetoshi, tha për RTV21 se pjesëmarrja e Kosovës në këtë bord ndër të tjera është mesazh i fortë ndaj narrativave të Serbisë kundër Kosovës.

Sipas tij, Kosova në Bordin e Paqes është dëshmi se raportet me aleatin strategjik janë të palëkundura.

“Zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm në kuptimin e avancimit të marrëdhënieve tona strategjike me ShBA-në, në kuptimin e afirmimit të subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës dhe në veçanti si mesazh i fortë ndaj luftës se narratives se Serbisë kundër Kosovës duke e demoluar përfundimisht atë dhe ndaj shteteve qe hezitojnë ende ta njohin Kosovën. Është mesazh që do reflektojë edhe në qëndrimet e këtyre vendeve sa i përket njohjes së Kosovës dhe për më tepër është legjitimim i një modeli alternativ të adresimit të konflikteve ndërkombëtare., tha Fetoshi për RTV21./RTV21

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →