Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Kosova në finale të Kampionatit Ballkanin në Beach Volley

nga Kaltrina Berila16 korrik 2023
Kosova në finale të Kampionatit Ballkanin në Beach Volley

Kombëtarja U22 e Kosovës në Beach Volley, ka siguruar finalen e madhe të Kampionatit Ballkanik, pas një paraqitjeje brilante në gjysmëfinale, të dielën në mesditë.

Ekipi i “Dardanëve”, i përbërë nga dyshja Ermal Maliqi/Erion Bajrami dhe e drejtuar nga trajneri Arben Bislimi, në gjysmëfinale u tregua i fortë për rivalët nga Rumania, Denis Boldis/George Breban, të cilët i mposhtën me rezultat 2-0 (21-18, 21-17).

Ishte një fitore e madhe ndaj një ekipi tejet kualitativ.

Në finale, Kosova U22 do të ndeshet me Turqinë (Batuhan Kuru\Sacit Kurt), të dielën, me fillim nga ora 18:30.

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

ETIKETA:#Sport#Lajme
LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →