RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kosova në vapë edhe sot, temperaturat deri në 36°C

nga Gentrita Xhemajli4 orë më parë
Kosova në vapë edhe sot, temperaturat deri në 36°C

Edhe të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë në vendin tonë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 32°C dhe 36°C, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.

Indeksi UV do të mbetet i lartë, ndaj rekomandohet shmangia e qëndrimit të zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës dhe pasdites së hershme.

Po ashtu rekomandohet konsumimi i lëngjeve në sasi të mjaftueshme.

Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
LAJMI TJETËR →
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?

Më të fundit

Të gjitha →