SHBA-ja dhe BE-ja nuk janë lëkundur nga qëndrimet e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës në lidhje me masat ndëshkuese, duke paralajmëruar po ashtu mos mbështetje në diplomaci, nëse Qeveria Kurti nuk merr hapa konkret për zbatimin e obligimeve që dalin nga marrëveshja e Brukselit, ku përfshihet themelimi i Asociacioni.
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, thotë se Qeveria është duke punuar në bazë të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës për shtrirjen e legjitimitetit në veri, duke përfshirë edhe vendimin për dinarin.
‘’Të gjitha përpjekjet e Qeverisë për të sjellë rend dhe ligj në veri të vendit janë të drejta. Masat po mbahen padrejtësisht. Komunikimi i Qeverisë me faktorin ndërkombëtar është i vazhdueshëm sa i përket dialogut dhe veriut të vendit dhe zbatimit të ligjeve në Kosovë”, tha Korenica për rtv21.
Nëse Qeveria nuk ndërmerr hapa konkret për përmbushjen e obligimeve që ka marrë me marrëveshjet e Brukselit, rrezikon rrugën drejtë anëtarësimit në OKB, NATO dhe në Këshillin e Evropën, thonë përfaqësues të partive opozitare.
Sipas deputetit të PDK-së, Ferat Shala, moskoordinimi i Qeverisë me faktorin ndërkombëtar, po shkakton pasoja për vendin.
‘’nuk shohim veprime politike apo diplomatike që ta bindë faktorin ndërkombëtar për heqjen e masave ndëshkuese. Nuk kemi kapacitete që Kosova ti ketë kundër SHBA-të”, tha Shala.
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arbnor Sadiku, vlerëson se kryeministrit Kurti nuk ka treguar reflektim karshi kërkesave të faktorit ndërkombëtar, pavarësisht paralajmërimeve për sanksioneve të reja.
‘’Kërcënimet ndaj Kurtit nga faktorit ndërkëmbës mund të bëhen vetë për mandatin e dytë. Sepse tanimë është në vitin e fundit të Qeverisë së tij dhe s’ka çka ti bëjë bashkësia ndërkombëtare”, tha Sadiku.
BE-ja vazhdimisht ka shprehur zhgënjim për mos zbatimit të marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia. Për këtë shakak dy vendet kushtëzohen edhe për planin 6-miliardësh për Ballkanin Perëndimor, me normalizim të marrëdhënieve./RTV21/21Media











