Kosova paralajmëron bashkëpunim me Zvicrën për pretendimet e Dick Martyt
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth pretendimet e ish-raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, se strukturat serbe të sigurisë kanë planifikuar vrasjen e tij.
Kurti ka thënë se se do të bashkëpunojnë me shtetin zviceran për këtë rast, përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Ne përmes Ministrisë sonë të Brendshme do të bashkëpunojmë me shtetin zviceran më shumë për këtë rast. Por gjithashtu ne jemi të interesuar që kjo të zbardhet deri në fund, sepse nuk mjafton që të bëhet denoncimi, të shpjegohet se në 16 muajt e fundit senatori Dick Marty paska pasur një mbrojtje super speciale për shkak të një rreziku të panjohur. Pra, nuk mjafton ky denoncim.Duhet të sqarohen shkaqet, rrethanat dhe informacioni tjetër, sepse qartazi kjo nuk ka të bëjë vetëm me Dick Martyn, por edhe me Kosvën dhe popullin e saj”, ka deklaruar kryeministri Kurti.
Ai paraprakisht ka thënë se shpreson se QUINTI në Beograd dhe Bashkim Evropian ta ngrisin këtë çështje me presidentin e Serbisë dhe organet shtetërore atje./21Media










