Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kosova plaket për gati 5 vjet

nga Kaltrina Berila12 korrik 2024
Kosova plaket për gati 5 vjet

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë.

Sipas ASK-së, në Kosovë jetojnë 1 milion e 586 mijë qytetarë, teksa në sy bie rritja e moshës mesatare për afro 5 vjet.

“Në vitin 2011, mosha mesatare ishte 29,97 vjet, kurse në vitin 2024, sipas të dhënave preliminare mosha mesatare është 34.82 vjet (rritje për 4.85 vjet)”, tha Avni Kastrati, ushtrues i detyrës së drejtorit të ASK-së

Më tej, Kastrati tha se grupmosha që dominon në regjistrimin e fundit është ajo 20-24 vjeç, për dallim nga viti 2011 ku dominonte grupmosha 10 deri në 19 vjeç.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →