Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Kosova po bëhet me stadium të atletikës

nga R23 gusht 2023
Kosova po bëhet me stadium të atletikës

Në Kosovë, përkatësisht në Kamenicë, po ndërtohet për herë të parë stadiumi i atletikës.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku përmes një shkrimi më Facebook.

Ai ka thënë se ky stadium është i projektuar sipas standardeve për gara ndërkombëtare.

“Kamenica po bëhet me stadium të atletikës, i pari në Kosovë Atletët e talentuar që ka vendi, klubet e Federata e Atletikës shumë shpejt do të kenë stadiumin e tyre modern, i projektuar sipas standardeve për gara ndërkombëtare”, ka shkruar Çeku.

“Marrëveshja e nënshkruar sot me kryetarin Kadri Rahimaj, në një afat optimal do të shndërrohet në realitet të prekshëm. Mbi 3 milionë euro të ndara nga MKRS, janë investim direkt në vizionin e përgjithshëm të atletikës në Kosovë dhe zhvillimin e turizmit sportiv”, ka shtuar ai.

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →