Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Kosova pranon medaljen e parë në Muay Thai në Kampionatin Evropian

nga Xh.D21 shkurt 2022

Përfaqësuesja e Kosovës në Muay Thai në Kampionatin Evropian, Erona Shabani ka pranuar medalje për vendin e tretë në këto gara.
Lajmi u bë i ditur nga vet Federata e Muay Thai e Kosovës.
“Me datën 20.02.2022 garuesja jonë Erona Shabani e cila përfaqsoi Kosoven ne Muay Thai në Kampionatin Europian ku pjesmarrës ishin 50 shtete arriti që të fitoj medaljen e vendit të tretë,ku kishte një konkurencë shumë të madhe”, thuhet në njoftim.
Federata i ka uruar gjithashtu fitoren Eronës dhe janë shumë premtues se do t’i sjellin Kosovës edhe shumë medalje.
“Federata e uron Eronen për suksesin të cilin e arriti.Ky është një fillim i mbarë për Federaten e MuayThai,që në të ardhmen e afert do ti sigurojm Kosovës edhe medaljet e vendit të parë dhe të dytë dhe do ti bëjmë krenar gjithë shqiptarët kudo që janë”, shkruhej tutje.

Pjesë e kësaj gare janë 50 shtete./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →