Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kosova rrezikon të mos përfitojë vaksinat nga sistemi COVAX deri në maj

nga B G2 mars 2021

Kosova rrezikon që të mos marrë vaksina anti-COVID nëpërmjet sistemit të shpërndarjes COVAX deri në maj.

Sipas një përditësimi të ri të skemës COVAX të bërë sot thuhet se shpërndarja e tyre do të bëhet deri në maj të këtij viti.

Kosova do të përfitojë 100 mijë e 800 doza të vaksinave të AstraZenecas, sasi e cila më parë ishte thënë se do të mbërrinte në muajin e dytë të këtij viti.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që nuk ka siguruar asnjë dozë vaksine, ndërsa në vendet e rajonit tashmë ka nisur edhe procesi i vaksinimit./kp

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →