Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Kosova shijon fitoren e parë në kualifikimet e Euro 2024

nga B G12 tetor 2023
​Kosova shijon fitoren e parë në kualifikimet e Euro 2024

(Lajm i përditësuar)

​Kosova shijon fitoren e parë në kualifikimet e Euro 2024

Kombëtarja e Kosovës e ka regjistruar fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Nacional – Andorra la Vella”, Kosova e ka mposhtur Andorrën me rezultat bindës 3:0.

Milot Rashica me dy gola (minuta e 26’ dhe 71’) dhe Altin Zeqiri me një gol (minuta e 83’) i siguruan fitoren sot “Dardanëve” ndaj Andorrës.

Me pikët e reja, Kosova ngjitet në vendin e katërt në tabelë në Grupin I me shtatë pikë të arkëtuara, krahas Andorrës që zë vendin e fundit me vetëm dy pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 3:0.


Edhe Kosova shënon golin e tretë

Është shënuar edhe goli i tretë në stadiumin “Nacional – Andorra la Vella”, ku po luhet ndeshja mes Andorrës dhe Kosovës.

Kosova ka arritur ta thellojë epërsinë në 3:0 në ndeshjen ndaj Andorrës, përmes golit të shënuar nga Altin Zeqiri.

Zeqiri shënon në minutën e 83’ për 1:0.


Sërish Rashica, Kosova thellon epërsinë ndaj Andorrës

Është shënuar edhe goli i dytë në stadiumin “Nacional – Andorra la Vella”, ku po luhet ndeshja mes Andorrës dhe Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës ka arritur ta thellojë epërsinë në 2:0 në ndeshjen ndaj Andorrës, përmes golit të Milot Rashicës.

Rashica shënon në minutën e 71’ për 2:0.


Kosova mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Andorrës


​Rashica kalon Kosovën në epërsi ndaj Andorrës

Është shënuar goli i parë në stadiumin “Nacional – Andorra la Vella”, ku po luhet ndeshja mes Andorrës dhe Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës ka arritur të kalojë në epërsi prej 1:0 në ndeshjen si mysafire ndaj Andorrës, përmes golit të Milot Rashicës, raporton KosovaPress.

Rashica shënon në minutën e 26’ për 1:0.


Fillon ndeshja mes Andorrës e Kosovës

Kanë filluar të zhvillohen minutat e parë e ndeshjes mes Andorrës dhe Kombëtares së Kosovës.

Stadiumi “Nacional – Andorra la Vella” është nikoqir i kësaj përballjeje, e cila është e vlefshme për fazën e grupeve të kualifikimeve drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

“Dardanët” synojnë fitoren e parë në këto kualifikime, ku pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara kanë një bilanc prej katër barazimeve e dy humbjeve.


​Formacionet zyrtare të Kosovës dhe Andorrës

Sonte me fillim nga ora 20:45 stadiumi “Nacional – Andorra la Vella” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Andorras dhe Kombëtares së Kosovës.

“Dardanët” do të synojnë me çdo kusht fitoren sot, dhe t’i kthehen rezultateve pozitive në kualifikimet drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin mars të këtij viti, ku asokohe Kosova barazoi 1:1 me Andorran.

Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, Kosova renditet në vendin e pestë në Grupin I me katër pikë, aq sa ka edhe Bjellorusia në vendin e katërt, kurse Andorra zë vendin e fundit (6) me vetëm dy pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, Kosova do të jetë me dy mungesa të mëdha, pasi në listën e publikuar në faqen e UEFA-s, mungojnë Amir Rrahmani, Edon Zhegrova, Leart Paqarada, Shkëlqim Vladi, Ismajl Beka dhe Vedat Muriqi.

Tanimë trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →