Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

​Kosova shkruan historinë në Botërorin e tenisit

nga Venera Grabanica29 korrik 2023
​Kosova shkruan historinë në Botërorin e tenisit

Kombëtarja e Kosovës në tenis ka shkruar historinë në Kampionatin Botëror të tenisit “Davis Cup”, pasi që ka arritur të kualifikohet një grup më lartë.

Fitoret nuk kanë të ndalur për Kosovën në Botërorin e tenisit, ku ekipi jonë në përbërje me dyshen Vullnet Tashi dhe Jasin Jakupi siguroi katër fitore nga katër ndeshje të zhvilluara.

Tenistët nga Kosova dhuruan spektakël, ndërsa në fund siguruan kualifikimin në Grupin III (3) të “Davis Cup”.

Në ndeshjet e sotme që ishin të vlefshme për “Play-off”, Kosova u përball me Andorrën, ku Tashi dhe Jakupi treguan paraqitje të shkëlqyer, duke mposhtur kundërshtarin me rezultatet:

Vullnet Tashi – Eric Cervos Noguer 6:3 6:0.

Jain Jakupi – Damien Gelabert 6:3 6:0.

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →