Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Kosova synon kalimin në Ligën B, sonte përballja vendimtare me Islandën

nga Kaltrina Berila23 mars 2025
Kosova synon kalimin në Ligën B, sonte përballja vendimtare me Islandën

Kombëtarja e Kosovës në futboll rikthehet sërish në fushë dhe sonte do ta zhvillojë ndeshjen kthyese kundër Islandës në kuadër të playoffit të Ligës së Kombeve.

Të enjten e kaluar Dardanët triumfuan ndaj islandezëve me rezultat 2-1 me golat e realizuar nga Lumbardh Dellova dhe Elvis Rexhbeca.

Ndërsa sonte ndeshje do të zhvillohet në Murcia të Spanjës me fillim nga ora 18:00.

Në këtë ballafaqim Kosovës i mjafton edhe një barazim për të kaluar në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Trajneri Franco Foda ka mjaftë probleme sa i përket formacionit, pasi që përveç Edon Zhegrovës që nuk u grumbullua shkaku i lëndimit, nga grumbullimi pas ndeshjes së parë janë larguar edhe Aro Muric e Donat Rrudhani shkaku i lëndimeve, derisa Valon Berisha mungon për shkak të kartonëve.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →