Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Kosova do të përmbushë kërkesat për tregun e përbashkët energjetik rajonal

nga RTV2114 dhjetor 2017

Lluka tha se Kosova që gati para një viti është në përpjekje për ta zbatuar pakon e energjisë

Kosova është zotuar që të përmbushë kërkesat për një treg të përbashkët energjetik rajonal, mirëpo problem për këtë mbetet Serbia.

Kështu ka deklaruar në një konferencë për media ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, pas përmbylljes së mbledhjes së Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, ku është biseduar, ndër tjerash, edhe për energjinë e ripërtërirë.

Lluka tha se Kosova do ta përmbushë edhe këtë kriter të kërkuar.

“Është diskutuar edhe për transmisionin, të cilin po e pengon Serbia. Kosova është zotuar që të përmbushë kërkesat për një treg të përbashkët energjetik rajonal, mirëpo problem për këtë mbetet Serbia, e cila edhe nuk mori pjesë sot në këtë takim”, ka thënë ministri Lluka.

Janez Kopac nga Sekretariati i Komunitetit për Energji, ka thënë se ky ishte një takim i veçantë jo vetëm për Kosovën, por edhe për Maqedoninë. Ai shtoi se Kosova qe gati para një viti është në përpjekje për ta zbatuar pakon e energjisë.

Duke folur rreth mos pjesëmarrjes së Serbisë në këtë takim, Kopac tha se kanë qenë në dijeni se pala serbe nuk do të marrë pjesë, që shkaktoi mungesë të kuorumit, por gjë e cila sipas tij, nuk paraqet problem për votim.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →