Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

Kosova U18 fiton ndeshjen ndaj Bullgarisë, kualifikohet në gjysmëfinale

nga Venera Grabanica15 janar 2025
Kosova U18 fiton ndeshjen ndaj Bullgarisë, kualifikohet në gjysmëfinale

Kosova U18 fiton ndeshjen dramatike me Bullgarinë, kualifikohet në gjysmëfinale. Olt Kabashi priti një penallti në minutën e 59-të, ndërsa bëri dy pritje tjera në minutën e 60-të për ta udhëhequr Kosovën U18 drejt fitores ndaj Bullgarisë.

Kosova e fitoi 35:33 ndeshjen dramatike ndaj Bullgarisë, të mërkurën në fazën grupore të IHF Trophy për zonën evropiane.

Me fitore, Kosova U18 u kualifikua në gjysmëfinale nga vendi i parë në grupin B. Të martën Kombëtarja jonë e mposhti Moldavinë.

Ndeshja me bullgarët ishte e fortë dhe e hapur deri në fund.

Kabashi ishte më meritori, ndërsa më efikasi ishte Olsi Mulaj me 12 gola. Nga 6 i shënuan Amar Muqolli e Granit Kadiri.

Tani Kombëtarja jonë pret kundërshtarin e gjysmëfinales.

1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →