Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Kosova U19 humbi nga Bullgaria

nga Egzona Mehmeti12 gusht 2022

Kosova U19, femrat, të premten ka pësuar humbje nga Bullgaria në ndeshjen e tretë në Kampionatin Ballkanik, i cili po zhvillohet në Mioveni të Rumanisë.
Vashat ‘Dardane’ është dashur të pajtohen me disfatë 0-3 (8:25, 14:25, 10:25).
Kosova lufton për vendin e pestë, derisa siç ka informuar Federata e Volejbollit të Kosovë, fillimisht do të luajë një ndeshje kundër Maqedonisë së Veriut të shtunën dhe në rast fitoreje, do ta presë një përballje e dytë me Bullgarinë për këtë pozitë.
Përballjen kundër Maqedonisë së Veriut, Kosova do ta zhvillojë të shtunën me fillim nga ora 15:00, me humbësin e kësaj përballjeje që zë vendin e shtatë, ndërsa fituesi do të luajë kundër Bullgarisë, të dielën nga ora 10:00, për vendin e pestë./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →