Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Kosova U19 pëson humbje nga Norvegjia

nga E.Bullaku6 tetor 2021

Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Norvegjisë dhe asaj të Kosovës në grupmoshat U19, ku nikoqirët kanë shënuar fitore me rezultat 3:0.
Fillimisht, ishte sulmuesi Bryan Fiabema ai i cili e zhbllokoi rezultatin, ku shënoi në minutën e 44’ për 1:0 për t’i dërguar norvegjezët drejt zhveshtoreve në epërsi.
Pjesën e dytë përsëri e filloi më mirë Norvegjia, ku arriti të shënoj edhe dy gola të tjerë për të siguruar tre pikët e plota. Të dy golat i shënoi Bryan Fiabema për ta kompletuar hat-trickun e tij, respektivisht golin e dytë e shënoi në minutën e 67’ dhe të tretin në minutën e 75’.
Pas 90’ minutave ndeshje të zhvilluar, Norvegjia siguron fitore me rezultat 3:0 kundër Kosovës, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin 10 të fazës kualifikuese për në Kampionatin Evropian Euro 2022 U19.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →