Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Kosova U20 mposhtet në kualifikueset e Kampionatit Evropian në Beach Volley

nga Xh.D13 korrik 2022

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshën nën 20-vjeç, e përbërë nga çifti Erion Bajrami/Eron Murseli dhe e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, ka mbyllur aventurën në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian të volejbollit në rërë.
Në Izmir të Turqisë, kombëtarja u mposht edhe në ndeshjen e dytë me rezultat të ngushtë 1-2 (17-21, 22-20, 7-15), nga dyshja andorrase Mas/Tagliaferro.
Kujtojmë se në ndeshjen e parë, ekipi kosovar u mposht nga Armenia, po ashtu me rezultat 1-2 (16-21, 21-19, 12-15)./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →