Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Kosova U21 përballet sot me Izraelin

nga B G10 shtator 2024
Kosova U21 përballet sot me Izraelin

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares A të Kosovës në Ligën e Kombeve, sot është radha e Kosovës U21 për të zbarkuar në fushë.

Dardanët e rinj do të zhvillojnë sfidën e parë të muajit shtator, ku do të luajnë në udhëtim te Izraeli U21. Është sfida e tetë për Kosovën në kampanjën kualifikuese për Euro 2021, derisa kërkojnë të marrin fitore.

Dueli mes Izraelit U21 dhe Kosovës U21 zhvillohet në Gyirmoti Stadion në qytetin Gyor në Hungari me fillim nga ora 19:00. Të besuarit e trajnerit Afrim Tovërlani kanë nëntë pikë dhe ndodhen në pozitën e katërt në grup, derisa Izraeli është e pesta me vetëm tre pikë. Me një fitore eventuale Dardanët mund të dalin në pozitën e tretë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →