Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kosovari arrestohet për pornografi me fëmijë, rasti ka ndodhur në Gjermani

nga Kaltrina Berila25 tetor 2024
Kosovari arrestohet për pornografi me fëmijë, rasti ka ndodhur në Gjermani

Një person është arrestuar dje për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Policia bën të ditur përmes raportit 24 orësh se pas pranimit të informatave nga autoritetet gjermane përmes kanaleve zyrtare, dje është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar.

I njëjti është dërguar në mbajtje.

“Pas pranimit të informatave nga autoritetet gjermane përmes kanaleve zyrtare, dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, më 24.10.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raportin ditor./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →