Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KPK-ja i reagon Kurtit: Të gjithë janë të barabartë para ligjit

nga Venera Grabanica30 dhjetor 2024
KPK-ja i reagon Kurtit: Të gjithë janë të barabartë para ligjit

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) Ardian Hajdaraj, ka thënë se Prokuroria Speciale e Kosovës e ka mbështetjen e plotë të KPK-së dhe se “të gjithë janë të barabartë para ligjit”, kur është pyetur për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, lidhur me ftesën që Prokuroria Speciale i ka bërë për të dëshmuar për rastin e rezervave shtetërore.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës ia jep mbështetjen e plotë Prokurorisë Speciale, në zbatimin e mandatit kushtetues dhe ligjor që ka, dhe të gjithë janë të barabartë para ligjit”, ka theksuar Hajdari në konferencën e mbajtur të hënën.

Të dielën në një intervistë, Kurti ka thënë se “prokurorët kanë ardhur në Kryeministri edhe më herët. Unë guxoj t’ju them s’po vij. Ta shohim tash a guxojnë ata të vijnë”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →