Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KQZ: Afati për konfirmimin e vëzhguesve mbyllet sot

nga Gentrita Xhemajli3 nëntor 2025
KQZ: Afati për konfirmimin e vëzhguesve mbyllet sot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të hënën përfundon periudha për konfirmimin e vëzhguesve të akredituar dhe aplikimin për vëzhgues shtesë për të vëzhguar raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, i cili do të mbahet më 9 nëntor.

Afati për konfirmim dhe shtimin e vëzhguesve është deri më 3 nëntor, në ora 16:00.

“Njoftohen subjektet politike të certifikuara (pjesëmarrëse në raundin e dytë), OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, që tashmë janë akredituar se platforma elektronike është e qasshme për konfirmimin e vëzhguesve aktualë ose shtimin e vëzhguesve të rinj”, thuhet në njoftim.

KQZ-ja ka njoftuar se ID-të që janë përdorur për procesin zgjedhor të datës 12 tetor, nuk do të jenë valide për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, i cili do të mbahet më 9 nëntor.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →