Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​KQZ certifikon 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë

nga Venera Grabanica18 dhjetor 2024
​KQZ certifikon 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar grupin e parë të subjekteve politike prej 11 subjekteve politike me gjithsej 606 kandidatë për deputetë për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Në këto 11 subjekte, pjesë ishin Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Kosova Demokratik Turk Partisi, Socijaldemokratska Unija, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Koalicija Vakat, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Nova Demokratska Stranka, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak.

Drejtori i zyrës për regjistrim certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike, Besnik Buzhala, ka bërë të ditur se asnjë kandidat i këtyre partive politike nuk bie ndesh me ligjin.

Nga këta kandidat LVV-ja u tha se përmban 69 kandidatë për deputetë burra dhe 41 gra. Derisa PDK dhe LDK përmban 72 kandidatë për deputetë burra dhe 38 gra.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →