Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

KQZ: Deri në ora 16:00 kanë votuar 35.78 për qind e qytetarëve

nga E.Bullaku25 qershor 2017

Kryeson Qarku i Beratit

Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj në një konferencë për media ka bërë të ditur se deri në ora 16:00 kanë dalë 35.78 për qind e votuesve me të drejtë vote, ndërkohë që përqindja më e lartë e daljes në zgjedhje është në Qarkun e Beratit me 43.51 për qind.

Qarku i Gjirokastrës radhitet i dyti me 38.14 për qind, ndërsa në Qarkun e Shkodrës është shënuar përqindja më e ulët e votuesve, ku sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së kanë votuar 29.55 për qind e votuesve me të drejtë vote./21Media  

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →