Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KQZ e përkushtuar për organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës

nga Egzona Mehmeti2 shkurt 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Prokurori e Shtetit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Komisioni i Pavarur i Medieve, OJQ-ve sot mbajtën konferencë për media lidhur me zgjedhjet e parakohshme.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se bashkëpunimi ndër-institucional është i domosdoshëm për t’i shërbyer zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

“Sipas Kushtetutës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka barrën kryesore për organizimin e proceseve zgjedhore në Republikën e Kosovës, por jemi të vetëdijshëm se bashkëpunimi ndër-institucional është i domosdoshëm për t’i shërbyer zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Qëllimi ynë i përbashkët është që procesi zgjedhor të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe të reagojmë kur cënohet integriteti i zgjedhjeve dhe e drejta e votës. Prej vitesh institucionet tona kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për bashkëpunim ndërinstitucional, i cili ka dhënë rezultatet në proceset e kaluara zgjedhore.”, tha Daka.

Ajo u shpreh se krenare e bën fakti se Kosova si shtet i ri ka arritur të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Natyrisht se synim i përhershëm i KQZ-së mbetet përmirësimi i proceseve zgjedhore, në kuadër të mundësive që lejon ligji. KQZ është duke u përkushtuar maksimalisht në përmbushjen e detyrave që dalin nga Kushtetuta dhe Ligji në fuqi për Zgjedhjet e Përgjithshme.”, u shpreh Daka.

Daka shtoi se KQZ-ja mbetet e përkushtuar për organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës, Ligjeve në fuqi dhe me standardet më të mira ndërkombëtare.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →