Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KQZ e sqaron prapë pse nuk janë shfaqur 100% e rezultateve preliminare

nga Kaltrina Berila14 shkurt 2025
KQZ e sqaron prapë pse nuk janë shfaqur 100% e rezultateve preliminare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka sqaruar sërish se pse nuk janë shfaqur rezultatet preliminare nga 100 për qind e vendvotimeve.

Sipas KQZ-së kjo gjë do të bëhet pasi të hapen për numërim kutitë e votimit në të cilat ndodhen formularët e rezultateve të subjekteve politike

“Në platformën elektronike të rezultateve preliminare janë përditësuar të dhënat për 99.72 për qind apo 2,526 vendvotime nga 2,533 vendvotime. Pra, kanë mbetur pa u procesuar vetëm të dhënat nga 7 vendvotime. Kjo gjë do të bëhet pasi të hapen për numërim kutitë e votimit në të cilat ndodhen formularët e rezultateve të subjekteve politike”, thonë nga KQZ.

Tutje thuhet se angazhimi i KQZ-së është i përqendruar në shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, por gjithashtu do të përditësohen edhe të dhënat nga rezultatet preliminare për subjektet politike nga të gjitha vendvotimet.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →