Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KQZ-ja e rekomandon zevëndësimin e deputetëve serbë

nga B G10 nëntor 2022
KQZ-ja e rekomandon zevëndësimin e deputetëve serbë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e miratoi rekomandimin e kandidatëve të radhës për zëvendësimin e dhjetë deputetëve të dorëhequr të subjektit politik, Lista Serbe.
Deputetët e Listës Serbe janë zëvendësuar me nëntë të kësaj partie dhe një tjetër nga iniciativa qytetare, SPO.
Zëvendësimi i tyre vjen pas kërkesës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të dorëzuar më 8 nëntor.
Deputetët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje nga Kuvendi i Kosovës, pas vendimit të Qeverisë për targat./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →