Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KQZ kufizon shpenzimet e subjekteve politike për fushatën zgjedhore në balotazh

nga Kaltrina Berila28 tetor 2025
KQZ kufizon shpenzimet e subjekteve politike për fushatën zgjedhore në balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës ndërsa u mor vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025.

Fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët e raundit të dytë do të fillojë më 3 nëntor dhe do të përfundojë më 9 nëntor 2025, në orën 06:59.

Sipas vendimit të KQZ-së, kufiri i sipërm i shpenzimeve është në shumën: 2 milionë e 633 mijë e 344 euro dhe mbështetet në listën e votuesve brenda vendit për raundin e dytë, e cila përmban: 1 milion e 316 mijë e 672 votues, pra nga 2 euro për çdo votues të regjistruar.

Subjektet politike nuk mund ta tejkalojnë vlerën e kufizuar të shpenzimeve në komunat në të cilat garojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →