Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KQZ: Mbi 10 mijë votues kanë votuar në përfaqësitë diplomatike

nga Gentrita Xhemajli6 qershor 2026
KQZ: Mbi 10 mijë votues kanë votuar në përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës po zhvillohet në të gjitha misionet e planifikuara, ndërsa deri në orën 13:00 kanë votuar 10,804 shtetas të regjistruar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se me hapjen e vendvotimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, procesi tashmë është aktiv në të gjitha përfaqësitë diplomatike.

“Me fillimin e votimit në përfaqësitë diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë, ju njoftojmë se tashmë procesi i votimit është duke vazhduar në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës”, deklaroi Elezi në konferencën e dytë për media.

Elezi tha se deri në këtë periudhë pjesëmarrja ka qenë afër 39 për qind.

“Sipas të dhënave nga 26 përfaqësi diplomatike, deri në orën 13:00 nga 27,724 votues të regjistruar, kanë votuar 38.97 për qind apo 10,804 votues”, u shpreh ai.

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →