Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës

nga Venera Grabanica13 nëntor 2025
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar procesi i vlerësimit dhe verifikimit të votave të diasporës.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka deklaruar se procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen 13 mijë pako dhe pastaj të njëjtat do të numërohen.

“Gjatë ditës së martë dhe të mërkurë, nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme të botës, është bërë tërheqja e më shumë se 13,000 pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave. Para numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë vendit, të enjten në mesditë ka filluar procesi i vlerësimit dhe verifikimit i tyre, që ka për qëllim të vërtetojë nëse këto pako janë dërguar nga shtetasit e Kosovës që janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës. Pra, procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen 13,000 pako dhe në fund do të kemi më shumë detaje”, ka deklaruar Elezi.

Ai ka bërë me dihje se numri i të regjistruarve për të votuar për balotazh ishte gati 30 mijë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →