Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha së shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit është çështje ditësh por nuk dha ndonjë datë konkrete.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi. KQZ-ja deri më tani ishte në pritje të vendimarrjes së Gjykatës Supreme, rreth ankesës së koalicionit PDAK-LPB, e cila sot vendosi për të duke e refuzar.
“Zakonisht para thirrjes së mbledhjes për shpalljen e rezultateve, KQZ merr konfirmimet nga PZAP dhe Gjykata Supreme nëse në këto institucione ka ndonjë ankesën që është duke u trajtuar dhe kërkon vendimmarrjen e tyre dhe nëse KQZ mund të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare pasi të pranojmë këto, KQZ thërret mbledhjen dhe bën shpalljen e rezultateve. Nuk po përmendim datën por është çështje ditësh sepse pothuajse pjesa me e madhe e ankesave që janë paraqitur në këto institucione…. janë zbatuar nga ana e KQZ-së”, tha Elezi për RTV21./21Media











