Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KQZ thotë se janë numëruar votat e 876 vendvotimeve

nga Kaltrina Berila15 shkurt 2025
KQZ thotë se janë numëruar votat e 876 vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se janë numëruar 876 vendvotime nga 2,533.

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit (sipas tabelës) në të cilat është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve apo ka përfunduar, deri më 14 shkurt 2025 janë numëruar 876 vendvotime nga 2,533”, ka njoftuar KQZ.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 8 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Partesh, Ranillug dhe Kllokot.

Sipas KQZ-së, aktualisht, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →