RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kraja: Vepra letrare e Kadaresë ka luajtur rol emancipues për Kosovën

nga Venera Grabanica3 korrik 2024
Kraja: Vepra letrare e Kadaresë ka luajtur rol emancipues për Kosovën

Vepra letrare e shkrimtarit Ismail Kadare ka luajtur rol emancipues për Kosovën dhe kosovarët. Kështu tha kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, në mbledhjen komemorative për shkrimtarin Ismail Kadare.

Kraja u shpreh se Kadare ka bërë më shumë se institucionet.

“Zëri i Kaderesë në mbështetje të Kosovës ka qenë frymëzim për shumë gjenerata intelektualësh, për një masë të gjerë të njerëzve në Kosovë. Në këtë pikë Kadare ka bërë më shumë se të gjitha institucionet. Zëri i tij, pavarësisht nëse vinte ka diskursi publik, ka qenë zë frymëzues. Bashkësisë ndërkombëtare i ka folur me gjuhë të qartë. Shqetësimet e Kadaresë kanë pasur jehonë të madhe në opinionin kosovar. Veprat letrare të Kadaresë, kanë luajtur rol emancipues për Kosovën dhe kosovarët”, tha Kraja.

Në akademinë përkujtimore të organizuar nga AShAK, akademik Sabri Hamiti tha se me përkthimin e veprave të Ismail Kadaresë, ai ka fituar statusin e shkrimtarit të madh.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →