Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krasniqi: 11 shtatori mbetet një plagë e thellë për botën demokratike

nga Gentrita Xhemajli11 shtator 2025
Krasniqi: 11 shtatori mbetet një plagë e thellë për botën demokratike

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit në SHBA, duke thënë se kjo datë “mbetet një plagë e thellë për botën demokratike dhe një datë që asnjëherë nuk do ta harrojmë”.

“Si Kosovë, e dimë mirë çfarë do të thotë të rrezikohet liria, prandaj e çmojmë sakrificën, unitetin dhe forcën me të cilën SHBA, 24 vite më parë, iu përgjigj terrorit. Sot, duke kujtuar viktimat dhe heronjtë e asaj dite, riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur për të mbrojtur lirinë, paqen dhe demokracinë, vlera që na lidhin përjetësisht me miqtë dhe aleatët tanë amerikanë. #NeverForget”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Për sulmet e 11 shtatorit sot homazhe janë bërë pranë pllakës përkujtimore në oborrin e Qeverisë, pranë Kuvendit nga drejtuesit e institucioneve.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →