Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krasniqi: BE t’i tregojë Kosovës pse ka ndryshuar qëndrim për Urën e Ibrit

nga Venera Grabanica14 gusht 2024
Krasniqi: BE t’i tregojë Kosovës pse ka ndryshuar qëndrim për Urën e Ibrit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në një konferencë pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i tregoj Kosovës se përse ka ndryshuar qëndrim sa i përket hapjes së urës së Ibrit.

Tutje Krasniqi u shpreh se do të vazhdojnë koordinimin me partnerët ndërkombëtarë, ndonëse nuk dha një datë se kur mund të hapet ura.

“Nga viti 2018-2021 në raportet e BE-së thuhet se ura është gati dhe ajo duhet të hapet. BE duhet të na tregoj së çfarë ka ndryshuar që nga ai vit. Dialogu ynë me qytetarët serbë për hapjen e urës nuk ka qenë vetëm këto ditë, ne vazhdimisht kemi qenë në kontakt me ta. Nuk ka asnjë arsye se pse ura duhet të jetë e mbyllur. Aty janë edhe dy ura tjera që shfrytëzohen. Unë vazhdimisht i shoh qytetarët serbë dhe sigurisht që hapja e urës do të lehtësojë jetën e qytetarëve. Ura është momentalisht në gëlqerosje dhe përgatitje tjera. Ne jemi duke i përmbyllur të gjitha punët dhe sigurisht se nuk mund të them një datë se kur do të hapet ura. Ne për këtë do të vazhdojmë koordinimin”, tha ndër tjera Krasniqi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →