⚽ Sport
Krasniqi: Distria Krasniqi është emri që po e ngre përsëri Kosovën në majën e botës
nga Venera Grabanica28 korrik 2024
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka raeguar pasi Distria Krasniqi kaloi në finale në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ në xhudo në kategorinë deri në -52 kilogramë, duke e quajtur sukses historik.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Distria Krasniqi është emri që po e ngre përsëri Kosovën në piedestalin e artë,
”Historike! Vetëm një jetë stërvitje e disiplinë, nën menaxhimin e një mjeshtri të madh, mund t’a bëjnë të mundur finalen e dytë brenda 4 viteve në Lojërat Olimpike. Distria Krasniqi është emri që po e ngre përsëri Kosovën në piedestalin e artë. Në majën e botës. Superiore. E magjishme. E pakonkurrencë. Përpara dhe faleminderit, Distria!”, ka shkruar Krasniqi./21Media









