Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Krasniqi: Drita nga Gjilani sonte ndriçoi gjithë Kosovën

nga Gentrita Xhemajli28 gusht 2025
Krasniqi: Drita nga Gjilani sonte ndriçoi gjithë Kosovën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar Dritën dhe tifozët e saj për kualifikimin në ligën e Konferencës.

Krasniqi e ka quajtur krenari të Gjilanit dhe Kosovës, Dritën.

“Drita nga Gjilani sonte ndriçoi gjithë Kosovën! Me plot meritë, skuadra jonë shkroi historinë duke u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Ky është sukses i madh jo vetëm për Gjilanin, por për tërë futbollin kosovar. Krenar pafund me sportistët tanë, që me djersë, disiplinë dhe pasion, po e përfaqësojnë Kosovën me dinjitet e po e dëshmojnë potencialin tonë në arenën ndërkombëtare. Urime Intelektualë, krenaria e Gjilanit dhe e Kosovës!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →