Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krasniqi: Edhe Banka Botërore e tha se Qeveria Kurti dështoi në ekonomi

nga Kaltrina Berila4 tetor 2022

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se raporti i ri i Bankës Botërore e ka konfirmuar qëndrimin e tij, në të cilin ka thënë se qeveria Kurti ka dështuar në ekonomi.
“Raporti i ri i Bankës Botërore e konfirmoi atë që po e themi tash e sa muaj – qeveria ka dështuar në ekonomi! Mungesë investimesh, rritje ekonomike e ngadalësuar, inflacion rekord prej mbi 20% për produkte ushqimore e plot dështime të tjera evidentohen në këtë raport”, ka shkruar ai.
Sipas Krasniqit, Kosova po kalon nëpër krizën më të thellë ekonomike që nga përfundimi i luftës.
“Nën këtë qeveri të papërgjegjshme, Kosova po kalon nëpër krizën më të thellë ekonomike që nga përfundimi i luftës. Dhe përballë tendencës qeveritare për të mbuluar dështimet e tyre me propagandë politike, janë qytetarët ata që mbi supet e tyre po e bartin barrën e rëndë të paaftësisë së qeverisjes së Albin Kurtit”./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →