Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Tbilisi

nga Kaltrina Berila3 qershor 2022

E arta Olimpike, Distria Krasniqi, ka shtuar një tjetër medalje të artë në kabinetin e saj, ku ka triumfuar në kategorinë deri në 52 kilogramë, në Grand Slam Tbilisi.
Në luftën për medaljen e artë, Krasniqi e mposhti me Ippon në finale xhudisten hungareze, Reka Pupp.
Ndërkaq, në rrugëtimin e saj deri te medalja e artë, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse raundin e dytë e mposhti xhudisten nga Brazili, Maria Taba.
Në çerekfinale, Distria fitoi luftën e saj kundër holandezes, Naomi Van Krevel, kurse në gjysmëfinale e mposhti xhudisten franceze, Astride Gneto.
Në finale, xhudistja hungareze Reka Pupp provoi ta ndalë të artën Olimpikë, por dështoi./kp

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →