Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krasniqi fton për protestën kundër Speciales: Të mos rishkruhet historia jonë

nga Venera Grabanica6 gusht 2025
Krasniqi fton për protestën kundër Speciales: Të mos rishkruhet historia jonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ftuar për bashkëngjitje në protestën e veteranëve kundër Gjykatës Speciale.

Ai ka kërkuar që të mos rishkruhet historia dhe lufta e shqiptarëve për liri.

“Nesër, më 7 gusht, në ora 17:00, mblidhemi të gjithë në sheshin ‘Skënderbeu’ – në një protestë që nuk është thjesht reagim, por një akt ndërgjegjeje kombëtare. Le të jehojë zëri i secilit që nuk pranon që lufta për liri të njolloset, që historia jonë të rishkruhet padrejtësisht, e që drejtësia të kthehet në padrejtësi.Me çlirimtarët. Për drejtësi. Për Kosovën”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →