🇽🇰 Kosova
Krasniqi: Haxhiu tashmë 13 herë po dihet që as nuk i ka as nuk do t’i ketë votat
nga Gentrita Xhemajli9 maj 2025
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se po dihet se Albulena Haxhiu nuk i ka votat tash e 13 herë përpjekje për kryetare të Kuvendit.
Teksa shton se PDK shpreh vullnetin për të insistimin për daljen nga bllokada e Kuvendit.
“Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës shprehim vullnetin tonë të konfirmuar sa e sa herë për insistimin që të dalim nga bllokada të cilën na e ka sjell partia e parë dhe të zgjedhim kryesusin e Kuvendit duke përfshirë kryetarin e kuvendit përmes propozimit të një kandidati që vërtetë e merr shumicën e votave sepse Zonja Haxhiu tashmë 13 herë po dihet që as nuk i ka e as nuk do ti ketë votat për kryetare të Kuvendit”, tha Krasniqi. /21Media











