Krasniqi i LDK-së premton transport falas për nxënësit e shkollave te mesme
Kandidati i LDK-së për kryetar të Rahovecit, Burim Krasniqi, në debatin zgjedhor në RTV21 shpalosi programin qeverisës me të cilin po garon për këtë post.
Ai tha se programi është ndarë në tri pjesë me 12 zotime kryesore dhe programin e veçantë për nevojat e fshatrave e lagjeve.
“Prioritet kryesor e kemi agroturizmin, ku përpos investimeve në infrastrukturë, planifikohet platforma Grapeland, ku do të jetë platformë e promovimit të të gjitha të mirave në Komunën e Rahovecit. Kur themi këtë formë, që kudo qytetarët e Kosovës dhe jashtë saj kërkojnë Rahovecin, të mos iu dalë figura politike e kryetarit të komunës, por t’i kenë të imazhet dhe mundësitë që i ofron Komuna e Rahovecit”, tha ai.
Premtoi në shëndetësi laborator funksional, sos button për të moshuarit.
“Do të kenë nga 500 euro secila lehonë që lind, jo vetëm ato që lindin në QKMF; siguri në shkollat e mesme; transport falas për nxënësit e shkollave të mesme; lënda e inteligjencës artificiale nga klasa e pestë”, tha ai.
“Drini i Bardhë do të jetë pjesa më e mirë turistike”, tha ai./21Media









