Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krasniqi kritika të ashpra qeverisë për ndalesat në paga: Kjo nuk është parë nga koha e okupimit serb

nga B G31 gusht 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka adresuar kritika të ashpra ndaj qeverisë pas vendimit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve që grevistëve t’u ndalen nga 90 euro nga paga për ditët që janë në grevë.
Krasniqi përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se kjo vjen në një kohë kur  Kosova po përjeton situatën më të rëndë të pasluftës.
“për shkak të inflacionit enorm, reduktimeve të ashpra të energjisë, rritjes masive të çmimeve, papunësisë në rritje, ikjes së të rinjve dhe mungesës së investimeve publike. E përderisa qytetarët pyesin se ku është qeveria për të ndërmarrë veprime lehtësuese, qeveria vepron me masa hakmarrëse ndaj mësimdhënësve e shërbyesve civilë, duke ua ndalë pagat për shkak të grevës.Vetëm një qeveri e paaftë për të qeverisur dhe pa kurrfarë vizioni për të adresuar sfidat socio-ekonomike të qytetarëve mund të lëshohet në vendime të tilla arbitrare. Ky mentalitet sanksionues ndaj mësimdhënësve tanë nuk është parë e as dëgjuar në Kosovë që nga koha e okupimit serb dhe masave të dhunshme të viteve ’90.”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ai tutje ka thënë se ministri i Financave do të duhet të merrte masa për të dalë nga kriza e jo për t’i ndëshkuar grevistët
“Sot, ministri i financave do të duhej të dilte me masa ekonomike e iniciativa konkrete për t’ua lehtësuar të gjithë qytetarëve, përfshirë mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë, ballafaqimin me depresionin ekonomik që vetëm po rritet. Por, ai doli për ta luajtur rolin e ndëshkuesit, ndëshkim me të cilin regjimi i Albin Kurtit po demonstron vullnetin për t’u hakmarrë ndaj atyre që refuzojnë t’i nënshtrohen dhe të mbyllin gojën, sytë dhe veshët përballë kësaj situate të rëndë.”, ka thënë ai.
Krasniqi e ka quajtur qeverinë e Kurtit depresive duke thënë se po ua mohon mësimdhënësve e shërbyesve civil të drejtën për të jetuar dinjitetshëm.
“Kjo e drejtë nuk mund t’iu mohohet as mësimdhënësve, as askujt tjetër. Prandaj, zgjidhje është dialogu e jo hakmarrja.Fytyra e qeverisjes së Kosovës së pavarur e demokratike nuk duhet të jetë qeverisja depresive e represive. Qeveria duhet që të përmbushë obligimet ndaj mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë si dhe të lejë anash këtë logjikë shantazhi e revanshi. Kjo situatë kërkon masa lehtësuese për gjendjen, jo masa ndëshkuese për mësuesit.”, ka përfunduar Krasniqi.
Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media ka njoftuar se nuk kanë arritur t’i procedojnë të gjitha pagat për shkak se përditësimi i listave të pagave të grevistëve nuk ka mundur të bëhet. Ai ka treguar se pagat e mësimdhënseve dhe shërbyesve civil do të  dalin vetëm për ditët që konsiderohet që s’kanë qenë në grevë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →